Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Bylis tremb rivalët, firmos me lojtarët e Flamurtarit dhe Egnatias

Shkruar nga NEWSPORT
Bylis tremb rivalët, firmos me lojtarët e Flamurtarit dhe Egnatias

Bylis ka nisur nga puna për të ndërtuar ekipin e ri. Pas një ‘mali’ me largime, klubi zyrtarizoi trajnerin e ri që do të jetë Febron Ziu dhe menjëherë pas tij rradha i vjen afrimeve në merkato.

Ballshiotët kanë bërë dy goditjet e para ‘big’ në merkato teksa Bruno Puja dhe Mateo Qarri do të jenë pjesë e skuadrës për sezonin e ri, sipas ‘Superliga Shqiptare’. I pari ishte portieri i Egnatias këtë sezon por nuk pati minuta para Alen Sherrit ndërsa Qarri vjen nga Flamurtari ku ishte titullar në qendër të mbrojtjes.

Jo vetëm kaq por drejtuesit kanë vendosur të rikthejnë nga huazimi edhe dy futbollistë që ishin pjesë e Orikut, Kasa dhe Shkreli ndërsa me vete do të marrin edhe mbrojtësin e majtë, Xholi i cili do të luaj në ‘Adush Muça’ sezonin e ri.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga