
Tragjedia e rëndë që preku mëngjesin e 26 nëntorit Shqipërinë, ka bërë bashkë shumë njerëz nga bota mbarë. Të shumta kanë qenë skuadrat e futbollit që i janë bashkuar nismës për t'iu ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti shkatërrimtar që la pas mbi 40 viktima. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në Ballsh, me skuadrën dhe tifozët që janë solidarizuar në ndihmë të të prekurve.
Nismës së presidentit Kapllanaj duket se i është përgjigjur pozitivisht ambienti në Ballsh, duke përgatitur pako ushqimore dhe veshmbathje. Pas stërvitjes së djeshme grupi ka qenë i plotë dhe mendohet se në vijim skuadra do të zhvillojë një test miqësor.
Poll