
Berat Djimsiti do të jetë nesër ndaj Crotones, në takimin që Atalanta ka në kampionat. Mbrojtësi kuqezi shleu pezullimin 1 javor, teksa mungoi ndaj Sampit në transfertë. Ky është një lajm i rëndësishëm për Gasperinin, i cili do ketë në dispozicion një nga më të mirët në prapavijë.
Djimsiti është një element i rëndësishëm për bergamaskët. Lojtari shqiptar ka koëh që ka fituar vendin e titullarit, teksa vetëm ndonjë pezullim apo dëmtim, mund ta mbajë atë larg fushave të blerta. Takimi ndaj Crotones është i programuar për në orën 20.45, teksa në program janë edhe shumë takime.
Poll