Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Buzëqesh Armando CUNGU, çfarë lojtari i rikthehet para sfidës me Kukësin

Shkruar nga NEWSPORT
Buzëqesh Armando CUNGU, çfarë lojtari i rikthehet para

Laçi - Kukësi është një nga përballjet më interesante të javës së 12-të të Superiores. Kurbinasit, pas ardhjes së Armando Cungut në krye të pankinës, kanë bërë mjaft mirë duke arritur të shfaqin maksimalisht potencialin e tyre. Shkodrani është shprehur i kënaqur me paraqitjet e ekipit, megjithatë në çdo shtëpi ka gjithmonë vend për përmirësime.

Dueli me verilindorët është i rëndësishëm, ku do të tentohet me çdo kusht rezultati pozitiv. Para këtij takimi ka një "dhuratë" për Cungun, teksa me ekipin është rikthyer Eglantin Gjoni. Qendërmbrojtësi ka kaluar dëmtimin që e mbajti jashtë fushave për disa javë dhe tashmë është gati të kontribuojë për fanelën laçiane. Shtatlarti, që mban edhe shiritin e kapitenit, është vlerësuar si ndër më të mirët në kampionatin tonë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga