
Në emisionin "Ora Skaner" të drejtuar nga Gerti Çarçani u analizua edhe penalltia e Partizanit, e cila i dha të kuqve fitoren e parë në këtë kampionat. Të ftuarit në këtë emision dhanë mendimin e tyre në lidhje me këtë 11-metërsh. Një ndër ta ishte edhe ish-trajneri dhe specialisti i futbollit, Edmond Gëzdari, i cili deklaroi që nuk duhej akorduar ajo penallti dhe kartoni i kuq për portierin e Luftëtarit ishte budallik.
"Penalltia nuk ishte. Për mua nuk ishte 11-metërsh. Pastaj kartoni i kuq që iu dha portierit të Luftëtarit ishte budallik i modh", deklaroi Gëzdari.
Poll