
Sot, në orën 13:30 në Gjirokastër do të luhet një ndeshje shumë interesante e javës së 18-të të Superligës. Luftëtari pret në shtëpi Partizanin. Për këtë takim, trajneri Skënder Gega nuk do të ketë të gatshëm mesfushorin Bruno Telushi, i cili për shkak kartonësh nuk mund të luajë.
Në këto kushte, në repartin e mesfushës krijohet një "hendek" i madh që mund t'i prish shumë punë të kuqve. Tekniku është në dyshim për formacionin, pasi vendin e Telushit vështirë se mund të zëvendësojë dikush.
Megjithatë, një mundësi shumë e mirë është për të riun Kristi Kote, i cili do të mbulojë këtë repart së bashku me Ardit Hilën. Gjithashtu mbetet për t'u parë edhe maja e sulmit, nëse Gega do të preferojë të luajë me Hebajn që nga minuta e parë apo jo.