
Marcelo Brozovic i ka thënë “PO” Al Nassr dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi. Kroati ka refuzuar vazhdimisht skuadrën arabe teksa në fund duket se është tunduar nga 100 milionë euro që do të përfitojë në sezon.
Nga ana tjetër Interi po pret që lojtari të kryej vizitat mjeksore ditën e nesermë për të përfituar 23 milionë euro nga ky transferim. Zikaltërit janë të gatshëm t’i shpenzojnë të gjitha këto tek objektivi i tyre, për të zëvëndësuar Brozovic.
Bëhet fjalë për mesfushorin Davide Frattesi. 23-vjeçari është në pronësi të Sassuolos dhe Interi e kërkon me ngulm. Tashmë zikaltërit janë të gatshëm të paguajnë të gjitha shumat që Sassuolo kërkon për shërbimet e mesfushorit.
Poll