Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho ishte i ftuar në emisionin ‘Opinion’ të Blendi Fevziut në TV Klan. Arkitekti i kësaj skuadre foli për suksesin e arritur të kualifikimit në Euro 2024, preferencat në short si dhe çështjen Broja duke zbuluar se ai do të jetë pjesë e lojtarëve të grumbulluar nëse riaftësohet plotësisht.
Moldavia?
"Ne kemi konsumuar shumë energji me Moldavinë dhe kur menduam se fituam dhe nuk ishte e thjeshtë. Festuam shumë. Koka e futbollistit… Jemi qenie njerëzore. Ju e keni parë festën që u organizua."
Mungonte një gol…
"Nuk mungonte asgjë. Për ta mbyllur mund ta kishim bërë, por nuk është e thjeshtë të menaxhosh kokën e futbollistit. Ne ishim aty në “count down”… 1-0, mbaron, mbaron. Mos të harrojmë se kjo është hera e dytë që shkojmë në Europian. Unë kam fjetur 2-3 orë. Kemi bërë një garë të fortë, por kemi dhënë shumë."
Formacionin e ndryshuar në ndeshjen me Ishujt Faroe, a ke bërë për t’i dhënë mundësi lojtarëve të rinj?
"Ne kemi 2 gara, në Mars dhe 1 garë, ndoshta 2, para se të shkojmë në Evropian. Për një Kombëtare nuk ka kohë. Çdo 15 minuta për lojtar vlen një jetë."
Ky do të jetë grupi që do të jetë në Evropian?
"Grupi është ky, 80 apo 90 për qind… Ka edhe disa muaj, duhet të presim."
Po Armando Broja, a do të jetë pjesë e skuadrës?
"Broja dhe shumë të tjerë, Kombëtarja është e hapur për ato. Është lojtar i veçantë, ka pësuar incident të fortë. Ai duhet të ketë 2-3 muaj të qetë që të rifutet në lojë."
A keni folur me të, a është ai gati për të ju bashkuar skuadrës?
"Sigurisht, jam shumë i sigurtë."
Disa skuadra të vështira në vazo, ju s’besoj se duhet të keni frikë nga Italia?
"Janë të gjitha të vështira. Unë kam nderin që po shkoj atje."
Cilat janë skuadrat për të cilat nuk do doje të përballeshe?
"Portugalia po luan, edhe Spanja… janë të gjithë të fortë."
Ju mendoni që ne e kemi bërë detyrën?
"Jo, do duhet të përmirësohemi por gjithmonë me këmbë në tokë, duhet të fillojmë të bëjmë një rrugëtim që të mësohemi të luajmë në Europian, botëror, të ecim ngadalë-ngadalë."
Në 2004, Greqia, një skuadër modeste, u bë kampione e Europës. Ishte surprizë? A mund të ëndërrojnë shqiptarët një histori të tillë?
"Në këtë moment për mua sot është një ëndërr. Të dalësh aty. Një ndeshje më përpara ne ishim të kualifikuar. Ne duhet të mendojmë të përmirësohemi, të bëjmë një figurë të mirë dhe mund t’ja arrijmë. Kemi lojtarë të fortë që luajnë në kampionate të rëndësishme."