
Sot, Brentford ka luajtur kundër Arsenal, sfidë që ka përfunduar me rezultatin 2-1. Në këtë takim është aktivizuar edhe Thomas Strakosha. Gardiani i kombëtares shqiptare ka debutuar me fanelën e Brentford duke e nisur me këmbë të mbarë. Një përballje që është luajtur me dyer të mbyllura dhe nuk ka qenë në fokusin e mediave.
Strakosha ka qenë në fushë për 62 minuta, ndërsa klubi i Brentford e ka reklamuar paraqitjen e tij në kanalin zyrtar në “Tëitter”. Skuadra e portierit tonë shënoi i pari, ndërsa Topçinjtë barazuan me Nketiah. Por, Trevitt ishte ai që vulosi dhe i dha fitoren ekipit të “Bletëve”.
Kujtojmë që Strakosha u transferua në këtë merkato vere nga Lazio te Brentford. Ai ka firmosur një kontratë që e lidh me anglezët për 3 vitet e ardhshme me opsion rinovimi edhe për një edicion tjetër. Transferimi i 27-vjeçari te Brentford është pritur mirë edhe nga shokët e skuadrës.