Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Brenda 1 dite/ Partizani ‘blindon’ kapitenin e akademisë, Tirana e largon të sajin

Shkruar nga NEWSPORT
Brenda 1 dite/ Partizani ‘blindon’ kapitenin e akademisë,

Rivaliteti mes Partizanit dhe Tiranës është në çdo sektor të futbollit, jo vetëm në fushën e lojës. Shpeshherë i kemi parë të duelojnë në merkato për lojtarët më të mirë në qarkullim. Një duel mes dy klubesh ku secila kërkon të ndjekë strategjinë më të mirë për të arritur suksesin.

Dëgjojmë shpesh nëpër studio e intervista se promovimi i lojtarëve të akademisë është rruga e duhur për të ndërtuar një ekip dhe një ekonomi të shëndetshme. Partizani dhe Tirana, falë punës së mirë të dy stafeve, kanë nga një akademi tejet cilësore.

Në 5-vjeçarin e fundit Tirana është shumë larg ekipeve të tjera sa i përket promovimit dhe shitjes së talentëve, mjaftojmë të përmendim emra si Ernest Muçi, Jurgen Çelhaka e Marsel Ismajlgeci. I rradhës që duhet të ndiqte rrugën e treshes së mësipërme pritej të ishte Klevi Qefaliaj, mirëpo, mesfushori 21-vjeçar sapo u zyrtarizua si lojtari më i ri i Dinamos.  Edhe pse Tirana do të marrë një kompensim për rritjen e lojtarit, kjo sigurisht është një humbje për ekipin që i largohet kapiteni dhe lojtari më i mirë i akademisë në 2-3 vitet e fundit.

Totalisht ndryshe po vepron Partizani. Edhe pse të kuqtë kanë një organikë të kompletuar në çdo repart, elementët nga akademia kanë marrë minutat dhe besimin nga drejtuesit. Pak para zyrtarizimit të Qefalijas si lojtar i Dinamos, Partizani njoftoi rinovimin me Andi Janjevën. Qendërmbrojtësi, moshatar me Qefalijan, është kapiteni i ekipit U-21 dhe që nga zbritja e Abilaliajt në stol, ka luajtur në 8 ndeshje duke gjetur edhe 1 asist.

Pavarësisht se largimi i Qefaliajt ka lënë një shije të hidhur, kjo nuk do të thotë se te Tirana nuk u besojnë talentëve. Këtë sezon po shohim Ermal Metën që është bërë hallkë kryesore në formacionin titullar duke qenë lojtari “6-sh” që i mungon organikës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga