
Arsenal është mposhtur ditën e sotme me shifrat 2-1. Bournemouth i ka shkaktuar këtë humbje topccinjve me një përmbysje në stadiumin 'Vitality'.
Arsenali në këtë ndeshje hyri me shumë mungesa, si Mesut Ozil dhe Alexis Sanchez. Megjithatë ata kaluan të parët në avantazh ku gjetën golin me anë të Bellerin në minutën e 52-të.
Vendasit nuk u dorëzuan duke shënuar dy gola të shpejtë në minutat 70' përmes Wilson dhe Ibe në minutën e 74'.
Arsenali edhe pas kësaj humbje mbetet në vendin e gjashtë me 39 pikë, ndërsa Bournemouth me 24 pikë në vendin e 13-të
Poll