
Simone Inzaghi
Al Hilal në mbrëmje do të luajë ndaj Real Madrid, duel i vlefshëm për Botërorin e Klubeve. Ekipi i drejtuar nga Simone Inzaghi do të hyjë në fushë për të siguruar fitoren ndaj gjigantëve spanjollë.
Para kësaj përballjeje ka folur timonieri i arabëve. Ish-trajneri i Interit ka theksuar se është një ndeshje shumë e fortë, por ata janë gati për të.
“Kam parë shumë ndeshje dhe ekipet këtu luajnë fort. Ne kemi pasion dhe besim këtu dhe do të përpiqemi të japim më të mirën tonë. Ambicia jonë te Al Hilal është të jemi një nga klubet më të mira. Do të përballemi me Real Madridin dhe e dimë se do të jetë një ndeshje e vështirë, por jemi gati për të”, ka theksuar timonieri i arabëve.
Poll