Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

ZYRTARE/ Botërori 2026 krejtësisht ndryshe, për herë të parë në histori do të jenë...

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Botërori 2026 krejtësisht ndryshe, për herë të
 

Shorti i Botërorit 2026 siç është përcaktuar edhe më herët do të hidhet të premten në Amerikë, Washington Dc. Por këtë herë asgjë nuk është njësoj pasi formati i aplikuar ndër vite ka ndryshuar dhe është bërë plotësisht i ri.

Konkretisht turneu do të zgjerohet pasi nga 32 ekipe që ishin në formatin e vjetër tani janë 48, dhe për herë të parë në histori do të jenë 3 vende pritëse.

Botërori 2026 do të zgjasë 5 javë, konkretisht nga 11 qershori deri më 19 korrik të 2026. Pas shumë diskutimeve, FIFA ruajti formatin me grupe nga 4 skuadra, por tani do të jenë 12 grupe (A-L) në vend të 8. Kualifikohen 2 të parat e çdo grupi dhe 8  skuadrat më të mira të vendeve të treta, duke plotësuar kështu 32 skuadrat e fazës më eliminim direkt. Në këtë mënyrë do të shtohet edhe një tur.

Ndërsa për tu shpallur kampion, një skuadër duhet të luajë 8 ndeshje, jo 7 siç ishte dikur.

Surpriza e dytë, është se FIFA ka krijuar “çift favoritësh”, që sdo të përballen me njëri tjetrin në dalin të parët në grupe, si Spanja-Argjentin dhe Franca-Anglia.

Të shtunën do të shpallet edhe kalendari i plotë ku janë të caktuara datat, stadiumet dhe oraret.

Poll

Lexo gjithashtu