
Letoni - Serbi
Serbia arrin të fitojë në transfertën e Letonisë me rezultatin e ngushtë 1-0 në takimin e zhvilluar sot në orën 15:00 për kualifikueset e Kupës së Botës.
Dusan Vlahovic arriti të kalojë në avantazh serbët duke shënuar një gol mjaft të bukur. Sulmuesi 25-vjeçar vijon të tregojë formën e mirë që po kalon edhe me fanellën e Juventusit.
Me fitoren e sotme të serbëve, Shqipëria zbret përkohësisht në vendin e tretë me dy pikë më pak se Serbia. Këta të fundit kanë edhe një ndeshje më shumë se kuqezinjtë për të luajtur.
Poll