
Telashe për kombëtaren spanjolle tre ditë përpara duelit me Georgjinë për kualifikueset e Botërorit. Dean Huijsen ka lënë grumbullimin me kampionët e Europës për shkak të një dëmtimi.
Vendin e mbrojtësit të Real Madridit e ka zënë Aymeric Laporte i Athletic Bilbaos. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Spanja nëpërmjet një postimi pak më parë në faqen zyrtare.
Qendërmbrojtësi 31-vjeçar do të jetë nën urdhrat e De La Fuentes për sfidat ndaj Gjeorgjisë dhe Bullgarisë. Me këta të fundit, Spanja do të përballet më 14 tetor të martën e ardhshme.
???? Aymeric @Laporte sustituye a @DHuijsen en la convocatoria para los partidos ante Georgia y Bulgaria.
— Selección Española Masculina de Fútbol (@SEFutbol) October 8, 2025
ℹ️ Leer más: https://t.co/YjmGmBysZL #VamosEspaña | #CopaMundialFIFA pic.twitter.com/MW5076gZmw