Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Skenari i PAZAKONTË për San Marinon, humbja e afron me Botërorin (FOTO)

Shkruar nga NEWSPORT
Skenari i PAZAKONTË për San Marinon, humbja e afron me Botërorin
San Marino

Një skenar i pazakontë po përflitet për përfaqësuesen e San Marinos, që mund të përfitojë një vend në fazën “play-off” të Botërorit 2026, duke bërë pikërisht atë që di më mirë, të humbasë.

Shteti më i vogël në UEFA dhe i fundit në renditjen e FIFA-s duhet të pësojë një tjetër disfatë ndaj Rumanisë në ndeshjen e fundit të grupit.

Gjithçka varet nga rezultatet e Rumanisë, e cila ndodhet aktualisht e treta në grup, tri pikë prapa Bosnjës. Fillimisht, rumunët duhet të shmangin humbjen ndaj Bosnjës, për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim.

Nëse kjo ndodh, atëherë Rumania do të ketë mundësinë të përfshihet në “play-off” përmes një fitoreje bindëse ndaj San Marinos.

Kjo do të mundësohej falë pozicionimit të saj si fituese grupi në Ligën e Kombeve, nga ku kualifikohen edhe katër skuadra për këtë fazë të Botërorit.

Kujtojmë se San Marino e mbylli në vendin e parë në Ligën D të Nations League, ku në grup ishte Gjibraltarin dhe Lihtenshtejnin.

Skenari i PAZAKONTË për San Marinon, humbja e afron me Botërorin
RENDITJA - Kualifikuese Botërori
Skenari i PAZAKONTË për San Marinon, humbja e afron me Botërorin
RENDITJA - Nations League

 

Poll

Lexo gjithashtu