Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

SKANDALI/ Deri në 6.600 paundë për një biletë në finalen e Kupës së Botës, “çmendet” FIFA

Shkruar nga NEWSPORT
SKANDALI/ Deri në 6.600 paundë për një biletë në
Donald Trump dhe Gianni Infantino

Shumë grupe të tifozëve në botë e kanë dënuar rritjet e frikshme të biletave për Kupën e Botës 2026, të cilat janë vendosur nga FIFA.

Ata kanë kërkuar që shitjet e tyre të ndalohen dhe të rivendoset një standard më i qëndrueshëm dhe i arsyeshëm për çmimin. Biletat e finales variojnë nga 3.000 – 6.600 puandë, shtatë herë më e lartë se Botërorit 2022.

Raportimet e mediave prestigjiose bëjnë të ditur se ky turne mund të ketë më pak të pranishëm në stadiume dhe ky detaj ka të bëjë pikërisht me çmimet e “kripura” dhe aspak logjike.

Kupa e Botës 2026 do të mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada, duke fillur nga 11 qershori deri në 19 korrik. Edhe Kombëtarja jonë ka shanset të jetë aty, por fillimisht duhte të eliminojë Poloninë dhe fituesin e çiftit Ukrainë – Suedi për të kapur “trenin” e fundit.       

Poll

Lexo gjithashtu