Kombëbatrja është shumë pranë kualifikimit historik në “Botërorin 2026”. Por, për të arritur te “ëndrra amerikane”, fillimisht grupi i Sylvinhos duhet të dalë fitues në ndeshjen gjysmëfinale të fazës “play-off”, konkretisht kundër Polonisë në Varshavë.
Mposhtja e Lewndowskit me shokë në një stadium prej 58.580 spektatorë (PGE Narodowy), do na jap mundësi të “përplasim brirët” për finalen mes fituesit e çiftit Ukrainë – Suedi.
Nëse luajmë kundër Ukrainës, do të jetë sërish stradiumi “PGE Narodowy” që do të pres ndeshjen, pasi Ukraina e ka të pamundur për të zhvilluar ndeshje në tokën e saj për shkak të luftës me Rusinë.
Federata Ukrainase e Futbollit ka rënë dakord që ndeshjet t’i luaj në Varshavë, pikërisht në impiantin e mësipërm. Shqipëria ka luajtur 5 ndeshje në Varshavë, e përkthyer me 4 humbje dhe 1 barazim ndaj Polonisë. Nëse i referohemi stadiumit të ri “PGE Narodowy”, janë dy prezenca kundër polakëve, 2 shtator 2021 dhe 27 mars 2023.
