Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Shqipëria dhe Kosova në “play-off”, ZBULOHEN ORARET e ndeshjeve të shumëpritura

Shkruar nga NEWSPORT
Shqipëria dhe Kosova në “play-off”, ZBULOHEN ORARET e
Shqipëri - Kosovë

Shqipëria dhe Kosova u njohën sot me kundërshtarët në gjysmëfinalet e “play-off” të Botërorit 2026. Kuqezinjtë tanë do të përballen me Poloninë në transfertë, ndërsa po jashtë “shtëpisë” do të luajë Kosova me Sllovakinë.

Ndërkohë që para pak minutash janë bërë të ditur edhe oraret për këto sfida. Më 26 mars të vitit të ardhshëm, Shqipëria dhe Kosova do të luajnë në të njëjtën orë, në 20:45.

Më poshtë do të njiheni me oraret e të gjitha ndeshjev të gjysmëfinaleve të “play-off”.

OARET E NDESHJEVE:

Turqi-Rumani, ora 18:00

Itali-Irlandë e Veriut, ora 20:45

Uells-Bosnjë Hercegovinë, ora 20:45

Ukrainë-Suedi, ora 20:45

Poloni-Shqipëri, ora 20:45

Sllovaki-Kosovë, ora 20:45

Danimarkë-Maqedonia e Veriut, ora 20:45

Republika Çeke-Irlandë, ora 20:45

Poll

Lexo gjithashtu