Alessandro Bastoni është kthyer nga një prej lojtarëve më të vlerësuar në Itali në një nga më të kritikuarit, pas ngjarjeve të fundit.
Gjithçka nisi në sfidën mes Inter dhe Juventus, ndërsa kulmoi me kartonin e kuq ndaj Bosnje Hercegovinës, që ndikoi në eliminimin e kombëtares së Italisë nga Botërori.
Pas ndeshjes, reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të ashpra, me mijëra komente negative ndaj mbrojtësit. Situata u përshkallëzua aq shumë, sa Bastoni u detyrua të bllokojë komentet në profilet e tij.
Sulmet online nuk kursyen as familjen e tij, duke detyruar edhe bashkëshorten e tij, Camilla Bresciani, të marrë të njëjtin vendim. Tensioni pritet të vazhdojë edhe në ndeshjet e ardhshme të Interit në Serie A.
