
Kupa e Botës
Përballja e Kombëtares sonë me Serbinë është ajo ç’ka vlen për gjithë shqiptarët. Megjithatë, sot do të luhen edhe ndeshje të tjera të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.
Në orën 15:00, Bosnjë dhe Hercegovina do të presë San Marinon në shtëpi. Ndërkohë që në orën 18:00, Andorra do të përballet me Anglinë, ndërsa Lituania udhëton në transfertë për t’u përballur me Maltën.
Ndërkohë në orën 20:45, përveç Shqipëri – Serbi, do të luhen edhe dy ndeshje të tjera. Austria do të luajë kundër ekipit të Rumanisë, ndërkohë që Finlanda pret në shtëpi Holandën.
Poll