Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

“Kosova është e rrezikshme në kundërsulm”, Jan Oblak: Kemi nevojë për 3 pikët, të jemi të kujdesshëm

Shkruar nga NEWSPORT
“Kosova është e rrezikshme në kundërsulm”, Jan
Jan Oblak

Kosova do të përballet me Slloveninë në sfidën e parafundit të kualifikueseve të Kupës së Botës. Përballje kjo që do të luhet ditën e nesërme në orën 18:00.

Në prag të kësaj sfide ka folur Jan Oblak. Portieri Slloven ka theksuar se “Dardanët” janë shumë të rrezikshëm në kundërsulm dhe sllovenët duhet të jenë të kujdesshëm.

“Dëshira është për të fituar, besoj që mund ta bëjmë. Dëshira ka qenë e njëjtë që nga fillimi i kualifikimeve. Fatkeqësisht gjërat nuk funksionuan në ndeshjet e fundit, por dëshira ka qenë aty në secilën stërvitje. Tani është ndryshe. E dimë që kemi një punë të vështirë përpara nesh, por për sa të ketë mundësi, ne besojmë.

Presim sfidë të vështirë. Kosova është skuadër shumë e mirë në kundërsulme. Nuk sulmuam nga fillimi as në Kosovë, nuk jemi skuadër që mund të luajmë ashtu.

Mundësitë gjithnjë vijnë, i kemi pasur disa në Prishtinë, por nuk morëm avantazhin. E dimë që kemi nevojë për këto tre pikë, por nuk do të thotë të luajmë pa menduar nga minuta e parë. Kur do që kemi luajtur kështu, nuk ka përfunduar mirë.

Secili lojtar ka problemet e veta sepse kemi shumë ndeshje që po zhvillohen. Nuk jam pa problem, disa gjëra më lëndojnë. Në tre ditët e para jam fokusuar vetëm në rigjenerim. Nuk ka dyshime se do të jem 100 për qind gati për lojën. Gjithnjë kam qenë dhe do të jem, pavarësisht dhimbjes”, ka theksuar slloveni.

Kujtojmë, përballja mes Sllovenisë dhe Kosovës do të zhvillohet të shtunën nga ora 20:45.

Poll

Lexo gjithashtu