Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Kontrolle të rrepta në SHBA! Polemika për pritjen e kombëtareve në prag të Botërorit, e pëson edhe De Bruyne

Shkruar nga NEWSPORT
Kontrolle të rrepta në SHBA! Polemika për pritjen e
Kevin De Bruyne duke u kontrolluar

Ndërsa Meksika po përshkruhet si më mikpritëse për skuadrat pjesëmarrëse në Kupën e Botës 2026, situata në Shtetet e Bashkuara po shoqërohet me ankesa për kontrolle të rrepta dhe masa të shtuara sigurie. Disa përfaqësuese janë pritur me procedura të gjata verifikimi në aeroport.

Sipas raportimeve, ekipe si Uzbekistan dhe Senegal janë përballur me kontrolle të imtësishme në mbërritje, duke shkaktuar pakënaqësi te stafet dhe lojtarët.

Situata ka marrë vëmendje edhe më të madhe me mbërritjen e Belgjikës, ku edhe lojtarë të njohur si Kevin De Bruyne i janë nënshtruar kontrolleve të detajuara, me këtë të fundit që u detyrua të hiqte edhe atletet. 

Ndërkohë, tifozë të shumtë raportojnë vështirësi me vizat dhe çmimet e larta, ndërsa disa raste të mohimit të hyrjes kanë shtuar debatet për organizimin e turneut, i cili pritet të jetë ndër më të diskutuarit në historinë e kompeticionit.

Poll

Lexo gjithashtu