Në orën 20:45 të mbrëmjes së sotme në Leskovac, Kombëtarja shqiptare do të luajë një nga ndeshjet më delikate dhe të rëndësishme në kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Në leskovac do të përballen me Serbinë, në një sfidë e cila do të jetë mjaft e luftuar dhe plot me tension e emocione.
Për këtë takim, UEFA prej ditësh ka vendosur për arbitrin që do të vendosë drejtësi. Kështu kjo përballje i është besuar Istvan Kovacs. Arbitri runum do të ndihmohet nga Mihai Marica dhe Ferencz Tunyogi, teksa arbitër i 4-të do të jetë Horatiu Fesnic. Një skuadër arbitrash nga Rumania, vendi që urresh shqiptarët, kryesisht Kosovën.
Ndërkohë që dhoma e VAR-it i është besuar dyshes gjermane, Bastian Dankert dhe Pascal Muller. Vlen të përmendet, se arbitri rumun gjykoi finalen e UEFA Champions League, mes Paris Saint-Germain dhe Inter, sfidë e cila u fitua nga francezët me shifrat 5-0.
