
Adrian Bajrami mbrëmjen e djeshme arriti të debuton te me Zvicrën. Ish-futbollisti i Komëtares shqiptare luajti kështu për herë të parë me “helvetët”, me Murat Yakin që i besoi në minutën e 77-të të sfidës.
Nis kështu aventura e re e Bajramit. Zvicra nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 me Slloveninë. Pas kësaj sfide mjaft i lumtur dhe krenar është shprehur Bajrami, ndërsa falenderon të gjithë tifozët për mbështetjen.
“I lumtur dhe krenar që debutova me Zvicrën. Falenderoj të gjithë tifozët në stadium”, ka theksuar Bajrami. Siç dihet pak muaj më parë 23-vjeçari vendosi të “braktisë” Shqipërinë për Zvicrën. Me Kombëtaren shqiptare luajti në 3 ndeshje, të gjitha miqësore, duke mos mundur të luajë në një ssfidë zyrtare.
View this post on Instagram