Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Hap fals i Letonisë në shtëpi ndaj Andorrës, ekipet e grupit të Shqipërisë ndajnë pikët

Shkruar nga NEWSPORT
Hap fals i Letonisë në shtëpi ndaj Andorrës, ekipet e grupit
Letoni - Andorra

Andorra ka arritur të dalë me pikë ditën e sotme nga Letonia duke barazuar me rezultatin 2-2. Kombëtaret që ndodhen në grup me Shqipërinë kanë ndarë pikët sot në sfidën e luajtur në stadiumin “Daugavas”.

Një hap fals ky i letonezëve për garën në kualifikueset e Kupës së Botës. Letonia mbetet në vendin e parafundit me 5 pikë dhe thuajse shanset për vendin e dytë janë shuar.

Ndërsa Andorra arrin të marrë pikën e parë në këto kualifikuese. Të parët që shënuan sot ishin pikërisht ata në pjesën e parë me San Nicolas. Më pas Letonia përmbysi me golat e Zelenkovs dhe Gutkovskis. Andorra barazoi shifrat me golin Oliveiras pranë fundit të takimit.  

Poll

Lexo gjithashtu