FIFA bëri një gabim të madh, duke nxitur kundër saj tifozët. Kjo për shkak se në posterin zyrtar të Botërorit 2026, nuk kishte vendosur Cristiano Ronaldon, madje e publikoi edhe pse mungonte portugezi.
Ky “gabim” i institucionit më të rëndësishëm të futbollit, ka bërë që të shpërthejë ish-sulmuesi i Italisë, Mario Balotelli. Ky i fundit e cilëson CR7-tën lojtarin më të madh në planet, teksa gjestin e FIFA-s e quan si “cirk”.
“Do të flas qartë sepse jam i lodhur. I lodhur. Si mund të bëjnë një foto të 'ekipeve të Kupës së Botës' dhe të lënë jashtë lojtarin më të madh në planet? Çfarë lloj cirku është ky? Ky nuk është gabim... duket personal.
FIFA nuk e do Cristianon. Pikë. Nuk e kanë dashur prej vitesh. Shikoni historinë, vendimet e çuditshme, heshtjet e sikletshme.
Mendoni se është normale që në një imazh me 42 ekipe të lënë jashtë njeriun që ndryshoi lojën, theu rekorde të pamundura, ngriti nivelin e futbollit... seriozisht”, tha Balotelli.
