Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

"Duhet të jemi të përgatitur për gjithçka", ministri "i vë kapakun" pjesëmarrjes së kombëtares në Kupën e Botës

Shkruar nga NEWSPORT
"Duhet të jemi të përgatitur për gjithçka",
Kombëtarja e Iranit

A do të marrë pjesë Irani në Kupën e Botës? Kjo ka qenë dilema e muajve të fundit që ka trazuar të gjithë organizuesit, e më specifikisht presidentin e FIFA-s, Gianni Infantinon, i cili shpesh është munduar të ulë tensionet dhe t’i japë shpresë popullit iranian.

Së fundmi, Ministri i sportit i këtij vendi i ka vënë kapakun njëherë e mirë kësaj historie, duke u shprehur se edhe pse skuadra kombëtare është e përgatitur maksimalisht për të marrë pjesë në këtë turne, fjalën e fundit do ta marrë vetë qeveria e cila do të vlerësojë në peshore të gjitha mundësitë, për të shmangur precedentë të padëshirueshëm dhe tensione hipotetike.

“Nëse siguria e lojtarëve tanë në Shtetet e Bashkuara është e garatuar, ne do të udhëtojmë për Kupën e Botës. Por duhet të marrim parasysh që vendimi final do t’i takojë qeverisë dhe Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare. Skuadra edhe mund të mos shkojë në Botëror, por nëse do të shkojmë të paraqitemi, duhet të jemi gati”, është shprehur ministri iranian Ahmad Donyamali.

Poll

Lexo gjithashtu