Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Ancelotti me mungesë vetëbesimi përpara sfidave të Botërorit: Do të jetë shumë e vështirë!

Shkruar nga NEWSPORT
Ancelotti me mungesë vetëbesimi përpara sfidave të
Carlo Ancelotti

Dilemat për kundërshtarët në Botëror u shuan të gjitha pas hedhjes së shortit dje. Kësisoj edhe Kombëtarja e Brazilit e cila i përket grupit (C) është njohur me rivalët e saj. Specifikisht do të sfidohen nga Maroku, Haiti dhe Skocia.

Për grupin në të cilin e pozicionuan goglat e shortit ka reaguar edhe trajneri i Selecaos, Carlo Ancelotti. Sipas tij ndodhen në një grup të vështirë. Mbështetur kjo edhe nga historiku i skuadrave më herët në Botëror të cilat kanë prekur gjysmë dhe çerekfinalet gjithashtu.

"Maroku ishte shumë i mirë në Kupën e Botës 2022 në Katar, ku arriti në gjysmëfinale, ndërsa Brazili u eliminua në çerekfinale. Skocia ka një ekip shumë të fortë, do të jetë shumë e vështirë", ka pranua tekniku i skuadrës.

“Djemtë” e Ancelotti do të luajnë ndeshjen e parë më 13 qershor 2026, kundër Marokut. Më pas do të përballen me Haitin më 19 qershor dhe në fund me Skocinë më 24 qershor.

Poll

Lexo gjithashtu