Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

0 GOLA TË SHËNUAR/ As Gjibraltari e as San Marino, zbuloni Kombëtaren më të dobët në kualifikueset e Kupës së Botës 2026

Shkruar nga NEWSPORT
0 GOLA TË SHËNUAR/ As Gjibraltari e as San Marino, zbuloni
Lihtenshtejn

Ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2026 kanë mbaruar dhe tashmë do të luhen vetëm ndeshjet e “Play-Off”të cilat do të vendosin edhe 4 ekipet e fundit që do të jenë në Botëror vitin e ardhshëm.  Në mesin e skuadrave që kanë bërë mirë ka edhe nga ato të cilat kanë zhgënjyer plotësisht.

Lihtenshtejni rezulton të jetë përfaqësuesja më e dobët në Evropë, në kualifikueset për Kupën e Botës 2026. Kjo pasi skuadra e ka mbyllur rrugëtimin e saj me 8 humbje në 8 ndeshje. Përkthyer kjo në shifra,  kjo përfaqësuese nuk ka arritur të shënojë asnjë gol, por ka marrë 31 të tillë.

Paraqitje kjo e cila u ka dhënë mundësi ekipeve tradicionalisht të dobëta si Gjibraltari dhe San Marino të fshijnë “njollën e zezë”. Sepse 2 skuadrat gjatë kualifikueseve nuk kanë dalë pa gjë, duke shënuar nga 3 dhe 2 gola.

Rikujtojmë se Lihtenshtejni nuk është “sefte” për kualifikueset që mbarojnë pa gola pasi kjo është hera e dytë e saj. Ndërsa, paraqitje të tilla po kaq të dobëta ka pasur dhe nga Andorra në 2014, Malta, San Marino dhe Qipro.

Poll

Lexo gjithashtu