
Gianluigi Buffon
Emiliano Martinez është shpallur portieri më i mirë i vitit nga FIFA. Në ceremoninë e “FIFA THE BEST”, portieri argjentinas, disi në mënyrë surprizuese u shpall portieri më i mirë për vitin 2024.
Fitimi i “Copa America” me Argjentinën duket të ketë qenë vendimtar në këtë përzgjedhje të FIFA-s. Në krahun tjetër, kujtojmë se 32-vjeçari aktivizohet në Premier League me ekipin e Aston Villa.
Në këtë sezon me ekipin anglez, Martinez ka luajtur 22 ndeshje. Në këto sfida të luajtura ka pësuar 27 gola, ndërsa 6 ndeshja i ka mbyllur pa pësuar gol.
Poll