
Alejandro Garnacho
Çmimin “Puskas” nga FIFA për vitin 2024, e ka fituar sulmuesi i Manchester United, Alejandro Garnacho. Futbollisti argjentinas e fitoi këtë çmim për supergolin e shënuar kundër Everton në Premier League.
Një gol mjaft i bukur me roveshatë nga një distancë tepër e largët. Ky gol është cilësuar pikërisht si më i bukuri për vitin 2024, me Garnachon që merr kështu një çmim tepër prestigjioz.
Kujtojmë që këtë sezon, argjentinasi 20-vjeçar ka luajtur 24 ndeshje. Në këto sfida të luajtura, Garnacho ia ka dalë që të shënojë 8 gola dhe të asistojë në 4 të tjerë.
Poll