
Acerbi & Benzema
Interi harron “shijen” e fitores. Pasi barazuan 1-1 kundër Pisas, zikaltërit e drejtuar nga Simone Inzaghi kanë pësuar një humbje mbrëmjen e sotme. Interi është mposhtur me rezultatin e pastër 0-2 nga Al-Ittihad.
Gjiganti i Arabisë Saudite zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë, duke marrë dhe këtë fitore stimuli. Dy golat për arabët u shënuan nga Moussa Diaby, me francezin që u transferua në Arabi vetëm para pak ditësh, nga Aston Villa.
Në krahun tjetër, Interi dukej i pafuqishëm për të shënuar, madje edhe rastet e sulmeve ishin me “pikatore”. Përsa i përket Kristjan Asllanit, mesfushori i Kombëtares shqiptare nuk ishte titullar, por u aktivizua në minutën e 63-të dhe luajti deri në fund.
Poll