Egjipti u përball sot me Benin-in në një ndeshje e cila u mbyll me rezultatin 3-1, në favor të skuadrës së Mohamed Salah. Ky një duel vendimtar pasi luhej për fazën e 1/8-ve, të Kupës së Kombeve të Afrikës.
45 minutshi i parë i lojës,nuk prodhoi ndonjë rezulat kjo pasi asnjëra nga skuadrat nuk e gjeti dot rrugën për tek porta erivalëve që të shënonte. Ndërsa gjithçka ndryshoi në të dytën kjo pasi, në minutën e 69-të Egjipti e shef veten në avancë pas golit të shënuar nga Fatouh. Po aq egër u përgjigj edhe Benin-i pasi barazoi shifrat me golin e Dossou në minutën e 83-të.
Minutat shtesë japin gjithmonë një emocion mes “ankthit” dhe “shpresës” dhe ky duel nuk kurseu aspak. Minuta e 97-të ishte perfekte për të shënuar Egjipti sërish falë golit të Ibrahim, goditje e cila zhbllokoi dhe barazimin. Ndëesa sa i takon “mrekullive” të Salah, ai finalizoi aksionin e tij të bukur në minutën e 124-të duke i dhënë dhe një tjetër gol skuadrës së tij.
