
Manuel Neuer njoftoi para disa muajsh tërheqjen e tij nga Gjermania, me gardianin që vendosi të mbyllë një cikël të gjatë si portier i kombëtares. Gardiani i portës ishte një nga liderët e padiksutueshëm te “pancerat’ dhe tashmë dëmti i i Marc-Andre Ter Stegen duket se i ka ndryshur planet.
Pikërisht portieri i Barçës ishte zëvendësuesi i Neuer te Gjermania dhe në këto kushte po përflitet për në rikthim të tij në Kombëtare. Vetë 38-vjeçari nuk e përkrah diçka të tillë, por tifozët shpresojnë se gjermani mund të riveshë sërish fanellën e Kombëtares, pasi eksperienca e tij do të ndihmonte ekipin Kombëtarë deri në rikthimin e Ter Stegen.
Neuer luajti 124 herë për Gjermaninë përpara se të vendoste të linte futbollin ndërkombëtar për t’u fokusuar në karrierën e tij në Bayern.