Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Thomas Tuchel bën ndryshime të detyruara para Shqipërisë, “ylli” i Chelsea largohet nga grumbullimi

Shkruar nga NEWSPORT
Thomas Tuchel bën ndryshime të detyruara para Shqipërisë,
Kombëtarja e Anglisë

Lista e Anglisë ka pësuar ndryshime të detyrueshme para duelit me Shqipërinë. Thomas Tuchel ka marrë një tjetër futbollist në ekip dhe lajmin e kanë bërë të ditur në rrjetet sociale.

Kështu pjesës tjetër të skuadrës i është bashkuar Morgan Gibbs-white, i cili me Nottingham Forest po bën paraqitje mjaft pozitive në këtë sezon. Ky ndryshim erdhi për shkak se Cole Palmer është detyruar të lërë grumbullimin. Futbollisti do t’i nënshtrohet një operacioni dhe në këtë mënyrë nuk do të mund të luajë ndaj Shqipërisë dhe Letonisë.

“Morgan Gibbs-White është shtuar në ekipin e Anglisë. Mesfushori i Nottingham Forest tani do të raportojë në St George’s Park së bashku me pjesën tjetër të ‘Tre Luanëve’ për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2026 ndaj Shqipërisë dhe Letonisë”, thuhet në njoftimin e anglezve. Kujtojmë se Angli - Shqipëri do të luhet ditën e premte në orën 20:45 në "Wembley", takim i vlefshëm për kualifikueset e Kupës së Botës. 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga