Granit dhe Taulant Xhaka
Ditën e sotme ish-mesfushori i Kombëtares Taulant Xhaka e ka përfunduar me sukses kursin në FSHF, e ku është diplomuar në UEFA-B për trajner.
Tashmë, 34-vjeçari është gati të marrë profilin e “misterit”. Nuk ka munguar në rrjetet sociale reagimi i vëllait të tij, Granit Xhakës.
Mesfushori i Sunderland i ka dërguar mesazh në “story” e “Instagram”: “Urimë vëllai im për licensën-B. Krenar!”. Për informacion, si Taulanti, ashtu edhe Graniti e kanë nisur rrugëtimin e tyre profesional si futbollist te ekipi i Baselit në Zvicër.
Mesazhi i Granit Xhakës
Poll
