Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

SKANDAL/ “Nga rrjeta e portës në rrjetën e gjobave”, Karim Adeyemi kapet me armë! Loredana dhe futbollisti në telashe

Shkruar nga NEWSPORT
SKANDAL/ “Nga rrjeta e portës në rrjetën e gjobave”,
Karim Adeyemi - Loredana Zefi

Karim Adeyemi, sulmues i Borussia Dortmund dhe i Gjermanisë, i ka shpëtuar dënimit me burg, por do të paguajë gjobën e 450,000 eurove. 23-vjeçari i cili luan për gjermanët akuzohet për mbajtje të paligjshëm të armëve, ku përveç tyre, në apartament iu gjet dhe elektroshok. Rast ky i cili lidhet me një hetim të një viti më parë.

Sulmuesi Adeyemi përveç se njihet nga tifozët të cilët e duan ekipin e tij, është i njohur edhe nga titujt që qarkullojnë në mediat rozë në Shqipëri. Ai prej më shumë se një viti është në një lidhje dashurie me këngëtaren me origjinë nga Kosova, Loredana Zefi. Për këtë të fundit gjithashtu nuk është hera e parë që përballet me ligjin.

Sa i përket skandalit në të cilin është përfshirë sulmuesi, ekipi i Borussia Dortmund ka pranuar se çështjet penale të lojtarëve trajtohen seriozisht, por nuk kanë dhënë detaje të tjera për incidentin.

Poll

Lexo gjithashtu