
Ante Rebic
Ante Rebic është rikthyer zyrtarisht në Serie A. Sulmuesi kroat vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Besiktas, për të nisur një tjetër në kampionatin italian me ekipin e Leçes.
Për Rebic ky është një rikthim në Serie A, pasi më parë ka mbajtur veshur fanellën e Fiorentinës dhe Milanit. Teksa, te Leçe, Rebic ka besimin e plotë të drejtuesve.
Kujtojmë që te Leçe, kroati do të gjejë edhe dy mesfushorët e Kombëtares shqiptare. Tashmë, Medon Berisha dhe Ylber Ramadani do të luajnë krah nënkampionit të Botës në “Botërorin 2018”.
Poll