
Nuno Tavares
Nuno Tavares është zyrtarisht lojtari më i ri i Lazios. Mbrojtësi i majtë portugez ka kaluar në formë huazimi nga Arsenali, në kryeqytetin italian.
Tavares do të jetë pjesë e Lazios deri në fund të sezonit aktual. Në verën e 2025-ës, klubi italian ka të drejtën e blerjes së Tavares. Në krahun tjetër, 24 vjeçari vjen pas ekpseriencave me Arsenal, Nottingham Forest, Marseille dhe Benfica.
Kjo blerje bën të sigurt largimin e Elseid Hysajt. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare me shumë mundësi do të nisë një aventurë të re në Arabinë Saudite, aty ku nuk mungojnë ofertat nga klube të ndryshme.
Poll