
Juventus
Samuel Mbangula do të vazhdojë që të jetë pjesë e Juventusit. Sulmuesi 20-vjeçar ka rinovuar kontratën me “Zonjën e Vjetër”, duke u “blinduar” edhe për disa vite të tjera.
Mbangula ka firmosur me Juven kontratën e re, e cila është 4-vjeçare. Pra, e vlefshme deri në vitin 2028. Thiago Motta ka besim te sulmuesi i krahut të majtë, të cilin ia ka transmetuar drejtuesve dhe këta vendosën për rinvoimin.
Kujtojmë që Mbangula është i dalë nga akademia e Club Brugge në Belgjika. Gjithashtu, sulmuesi belg ka veshur edhe fanellën e Anderlecht dhe ekipeve të moshave të Juventusit, për të kaluar më pas në ekipin A.
View this post on Instagram
Poll