
Juventus
Në merkaton e verës së kaluar, Juventusi shpenzoi 200 milionë euro. Por në merkaton që do të nisë së shpejti, bardhezinjtë do të reduktojnë shpenzimet krahasuar me vitin e kaluar.
Siç shkruan “Corriere dello Sport”, Juventusi do të shpenzojë në merkaton e verës 70 deri në 80 milionë euro për të firmosur me lojtarë. Me në krye drejtorin e përgjithëm Damien Comollin, bardhezinjtë kanë emra të rinj në listën e merkatos.
Për repartin e sulmit po shqyrtohen Jonathan David dhe Mateo Retegui i Atalantës. Për krahët e mbrojtjes Dodo dhe Gutierrez, ndërsa në qendër të mbrojtjes Balerdi, Coppola dhe Giovanni Leoni.
Poll