
Devis Vasquez
Roma është një nga skuadrat më aktive në këtë merkato. Verdhekuqtë kanë prezantuar ditën e sotme edhe transferimin e 5-të.
Pjesë e skuadrës së Gian Piero Gasperinit është bërë Davis Vasquez. Ky i fundit do të “blindojë” kështu portën për sezonin e ri. Futbollisti është vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit, ku do të nisë edhe përgatitjet me pjesën tjetër të skuadrës.
Palët kanë firmosur kontratë 2-vjeçare mes tyre, me gardianin e portës që vetëm pak javë më parë prishi kontratën me Milan për t'u transferuar në Romë.
Kujtojmë se para kolumbianit, Roma ka transferuar edhe Radoslaë Zelezny , Wesley, Neil El Aynaoui dhe Evan Ferguson.
???? A message from Devis…#ASRoma pic.twitter.com/5ceWa7RDSb
— AS Roma English (@ASRomaEN) July 29, 2025
Poll