Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Jam në rrugën e duhur”, Samuele Ricci: Champions me Milan është përparësi. Leao? Të jetë në shërbim të ekipit

Shkruar nga NEWSPORT
“Jam në rrugën e duhur”, Samuele Ricci: Champions me Milan
Samuele Ricci

Samuele Ricci është një nga transferimet e Milan në merkaton e verës. Negociatat me të cilin, kuqezinjtë i nisën që në janar. Mesfushori ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ku ka folur për aventurën e tij te kuqezinjtë. Me këto të fundit ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare. Italiani shprehet mjaft i lumtur, ndërsa ka zbuluar edhe objektivat që ka me Milan për sezonin e ri.

“Po, integrohem lehtësisht në mjedise të reja. Puna nuk ka mbaruar, por falë klubit, stafit dhe dhomës së zhveshjes, tashmë ndihem sikur jam në një rrugë të mirë.

Allegri? Ne të dy jemi toskanë, e kuptojmë njëri-tjetrin menjëherë (qesh). Ai na kërkon ne mesfushorëve të jemi të fortë, të shmangim pasimet nga brenda dhe të luajmë shpejt vertikalisht për të forcuar anësorët. Ai shpesh na korrigjon: ai e di rolin dhe këshillat e tij janë të paçmueshme.

Objektivat? Champions League është një përparësi dhe është ajo që Milani e meriton. Ne duhet të punojmë ditë pas dite, pa parë shumë larg. Por të gjithë ëndërrojmë ta dëgjojmë përsëri himnin në “San Siro”.

Leao? Është më mirë ta kesh në krah. Ndoshta ai as nuk e di sa i mirë është. Nëse e vë veten në shërbim të ekipit, bëhet shkatërrues”, ka përfunduar Ricci.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga