Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Djali i legjendës Francesco Totti "TURPËRON" familjen, merr vendimin e PAPRITUR

Shkruar nga NEWSPORT
Djali i legjendës Francesco Totti "TURPËRON" familjen, merr
Francesco dhe Cristian Totti

Një lajm i papritur ka ardhur nga Italia. Mesfushori italian, njëkohësisht djali i legjendës Francesco Totti, Cristian Totti është tërhequr nga futbolli i luajtur në moshën 19-vjeçare.

Duket se djali i “ikonës” së Romës e ka pranuar dështimin, duke e mbyllur herët me futbollit. Ekipi i fundit që luajti ishte Olbia, nga të cilët u largua në dhjetor të vitit 2024.

Ndërkohë që ish-trajneri i Cristian Tottit, Marco Amelia ka treguar edhe arsyet e këtij vendimi nga 19-vjeçari. Amelia zbulon se gjithçka lidhet me presionin që kishte për shkak të mbiemrit të tij.

“Gjithmonë besova tek ai. E doja atë sepse ishte një lojtar me aftësi të mrekullueshme. Një mesfushor që kishte kapacitet të ndërtonte lojën, të lexonte mes linjave difensive, të krijonte, por gjithashtu i mirë të rikuperonte topa. Mendoj se do të kishte një karrierë të mirë si lojtar në Serinë C apo B. Të jesh djali i Totit kishte një impakt në vlerësimin tim, kishte shumë presion”, u shpreh Amelia.

Cristian Totti e nisi karrierën tek akademitë e Romës, duke u aktivizuar te skuadrat U17 dhe U18. Më pas, mesfushori kaloi te Frosinone U19 dhe Rayo Vallecano U19, ndërsa ka veshur edhe fanellën e Avezzano.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga