
Sulmuesi i Atalantës Ademola Lookman ka mbetur i shtangur nga përgjigja e klubit të tij pas ofertës së Interit prej 42 milionë euro, plus 3 milionë euro të tjera shtesë. Është e qartë se bomberi nigerian nuk do të qendrojë më në “Gewiss Stadium”. Veprimi i fundit nga 27-vjeçari ka trazuar “ujërat”.
Ai ka hequr në rrjetin sociale “Instagram” përshkrimin si lojtar i Atalantës. E dukshme se hendeku mes nigerianit dhe klubit ka filluar të zgjerohet e nuk dihet se si do shkojë përfundimi.
Lookman dhe zikaltërit kanë arritur marrëveshje, me pagë 4.5 milionë euro në sezon deri në 2030, por vendimi final i takon bergamaskëve. Sipas “TMË”, Interi nuk ka ndërmend t’a rrisi më ofertën, çka do të thotë se gjithçka duhet te zgjidhte mes Atalantës dhe sulmuesit afrikan.