
Igli Tare
Milani është hedhur në sulm pë të firmosur me sulmuesin e Liverpoolit Darwin Nunez. Raportimet e fundit nga “Sky Sport.Italy” bëjnë të ditur se për Drejtorin sportiv të kuqezinjve, Igli Tare, Nunez është zgjedhja e parë në përforcimin e ekipit përsa i takon fazës ofensive.
Problemi në këtë operacion është konsiston në 3 pika shumë të rëndësishme. E para përkon me rrogën e uruguaianit, 5 milionë euro në sezon, e dyta me pretendimet e Liverpoolit për ta lënë të lirë sulmuesin dhe e treta quhet Al-Hilal.
Skuadra ku “timonin” e ka Inzaghi është shumë e interesuar për 26-vjeçarin. Përveç Milanit, Napoli është një tjetër rival që po monitorin futbollistin amerikanolatin nga ekipit e Serie A.
Poll