
Calver Lewin & Armando Broja
Dominic Calvert-Lewin me shumë mundësi do të transferohet te Milan. Pasi mbylli aventurën me Everton dhe doli lojtar i lirë në tregun e transferimeve, sulmuesi anglez po mendon për Serie A.
Igli Tare është gati të negociojë me palën e 28-vjeçarit, për ta “rrëmbyer” këtë të fundit në Milano. Megjithatë, ende nuk mund të thuhet se është kryer, pasi bisedimet janë në “start”.
Në sezonin që lamë pas, Calver-Lewin mori pjesë në 26 ndeshje me ekipin e Everton. Ai ia doli që të shënonte 3 gola dhe të asistonte në 2 të tjerë.
Poll