
Romelu Lukaku dhe Giacomo Raspadori
Giacomo Raspadori me shumë mundësi do të largohet nga Napoli këtë merkato verore. Sulmuesi 25-vjeçar ka shumë “konkurrencë” në repartin e sulmit dhe mendon seriozisht largimin.
Megjithatë, ofertat për italianin nuk mungojnë. Atletico Madrid është “pas dere” duke pritur për të nisur bisedimet me sulmuesin, me këtë të fundit që do ta mirëpriste një aventurë në LaLiga.
Por, ende nuk ka asgjë konkrete. Raspadori ka kontratë me Napolin deri në vitin 2028 dhe në këto kushte, “Los Colchoneros” duhet të shpenzojnë të paktën 30 milionë euro për shërbimet e tij.
Poll