
Egnatia
Pas triumfit 0-2 në transfertë, Egnatia ka fituar edhe mbrëmjen e sotme përballë Dinamo Minsk. Sfida e vlefshme për fazën e dytë të Conference League, përfundoi me shifrat 1-0.
Kështu, rrogozhinasit shkojnë në fazë e 3-të të Ligës së Konferencës. Në këtë fazë, kampioënt e Shqipërisë do të përballen më një kundërshtar të vështirë në letër, siç janë kampionët e Sllovenisë, Olimpija Ljubljana. Megjithatë, mbetet të shihet ç’do të dhurojë fusha.
Ndërsa mbrëmjen e sotme kujtojmë se fitoren e Egnatias e “vulosi” Selmani. Sulmuesi i rrogozhinasve shënoi një supergol me të majtën në minutën e 77-të të sfidës.
Poll